Fiks Fare/ Shtëpitë e Fëmijës në Vlorë dhe Korçë pa fëmijë, por me qindra paga. Institucione bosh që kushtojnë miliona

Fiks Fare/ Shtëpitë e Fëmijës në Vlorë dhe Korçë pa fëmijë, por me qindra paga. Institucione bosh që kushtojnë miliona

Nga marsi 2024, Shtëpia e Fëmijës Vlorë dhe Shtëpia e Fëmijës Korçë nuk kanë më asnjë fëmijë rezident. Megjithatë, të dy institucionet vazhdojnë të mbajnë të njëjtin numër punonjësish, të njëjtën strukturë dhe të njëjtin fond pagash, madje edhe me rritje zyrtare. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që ka nën administrim këto struktura, ende nuk ka dhënë asnjë përgjigje zyrtare për këtë situatë. Në kuadër të një plani kombëtar për deinstitucionalizimin e kujdesit për fëmijët, Shtepitë e Fëmijës në Vlorë dhe Korçë nuk pranojnë më fëmijë të rinj dhe nuk ofrojnë shërbime rezidenciale. Fëmijët e fundit janë larguar në muajin mars 2024. Gazetarët e Fiksit sollën nga afër situatën në Shtëpinë e fëmijës Vlorë. Në një sallë në katin e pare gazetarët gjejnë...