Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Shefi i NATO-s/ Rusia do të mbetet kërcënim për Europën
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte paralajmëron se edhe nëse nënshkruhet një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës së nisur nga Vladimir Putin gati katër vjet më parë, Rusia do të mbetet një kërcënim afatgjatë për një kohë të gjatë. Deklarata e Rutte-s vjen në një moment kyç në negociatat e paqes për Ukrainën. Në një intervistë për median spanjolle “El Pais”, Rutte deklaroi se Ukraina është në një rrugë të pakthyeshme drejt NATO-s. “Rusia nuk ka të drejtë vote dhe as veto mbi atë se kush bëhet anëtar i NATO-s. Por brenda NATO-s, anëtarësimi kërkon unanimitet. Në samitin e Uashingtonit, vendosëm që Ukraina është në një rrugë të pakthyeshme drejt NATO-s. Në të njëjtën kohë, disa aleatë, përfshirë SHBA-në, kanë thënë se aktualisht...