Reshjet shkatërrojnë urën e fshatit Leftrehor, tre fshatra të izoluara në Delvinë

Reshjet shkatërrojnë urën e fshatit Leftrehor, tre fshatra të izoluara në Delvinë

Tre fshatra kanë mbetur të izoluar për shkak të shembjes së një ure në Delvinë. Bëhet fjalë për urën e fshatit Leftrehor, prej së cilës kanë mbetur të bllokuar banorët e fshatrave Kakodhiq, Lefterhor dhe Varfaj. Për shkak të reshjeve me intensitet të lartë pasditen e kësaj të mërkure, ura është shkatërruar totalisht. Ura është dëmtuar dhe pse është ndërhyrë disa herë këto ditë. Reshjet me intensitet të lartë e kanë shkatërruar përsëri. Sot është tentuar përsëri të vihen tonbino, por për shkak të reshjeve nuk u arrit të viheshin në funksion.