Shërbente si “përkthyes” i bandës së kanabisit në Skoci, dënohet me 5 vite burg shqiptari

Shërbente si “përkthyes” i bandës së kanabisit në Skoci, dënohet me 5 vite burg shqiptari

Një emigrant shqiptar, i paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar, është dënuar me pesë vjet burg në Gjykatën e Lartë të Glasgow për përfshirje në një bandë kriminale që kultivonte kanabis në Skoci. Afrim Krasniqi, 29 vjeç, ishte rekrutuar nga banda për aftësitë e tij në gjuhën angleze dhe shërbente si “ndërmjetës” për të bindur pronarët e shtëpive se ai ishte një shtetas italian, duke i dhënë mundësi bandës të përdorte pronat e tyre për ferma kanabisi. Pronat e premtuara përfshinin zona në Renfrewshire, Edinburgh, Penicuik, Aberdeen, Ayrshire dhe Angus, me një vlerë tregu të drogës prej gati 4 milionë paundësh. Krasniqi pranoi fajësinë për përfshirjen në furnizimin me drogë të klasit B midis marsit 2021 dhe shtatorit 2023, gjë që i mundësoi gjykatës uljen e...