“Rrugë luksi” në letra, katastrofë në terren: Bilanci i errët i Ballukut

“Rrugë luksi” në letra, katastrofë në terren: Bilanci i errët i Ballukut

Shembjet e rrugëve të sapoinauguruara po ekspozojnë realitetin e projekteve më të kushtueshme të qeverisë. Nga Qukës–Qafë Plloçë te Korçë–Ersekë, te Rruga e Arbrit dhe tek autostrada Thumanë – Kashar, tejkalimet buxhetore, vonesat dhe punimet me cilësi të dobët janë kthyer në kryefjalë të investimeve infrastrukturore. Kur erdhi në pushtet, Kryeministri Rama premtoi se qeverisja e tij nuk do ndalej vetëm në hedhjen e “buxhetit” të shtetit vetëm për rrugët, por përgjatë këtyre tre mandateve edhe ai, njësoj si paraardhësit e tij, u fokusua tek akset rrugore. Rrugë të kushtueshme, që marrin kohë për t’u ndërtuar, por pa cilësi dhe shemben me një të “rënë të lapsit”. Shembja e lotit 3, segmentit më të kushtueshëm të rrugës Qukës–Qafë Plloçë, vetëm pak javë pas inaugurimit, nxjorri...