Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Krimet mjedisore kalojnë pa ndëshkim, statistikat zbulojnë: Mbi 70% e procedimeve penale nuk fillojnë fare, ose mbyllen gjatë rrugës
Autorët e krimeve mjedisore nuk ndëshkohen në të shumtën e rasteve. Mbi 90% e dëmeve në mjedis janë proceduar si kundërvajtje administrative, por edhe gjobat e vendosura janë kryesisht të pambledhura, me vetëm 11.4% të tyre të arkëtuara. Studimi i Qendrës Burimore të Mjedisit, i mbështetur nga Bashkimi Europian, tregon se vepra si djegia e mbeturinave apo prerja e pyjeve klasifikohen si fenomene të krimit pa autor. Drejtori i REC, Shqipëri, Mihallaq Qirjo thotë: “Mbi 70% e procedimeve penale nuk fillojnë fare ose mbyllen rrugën. Djegia e pyjeve si një plagë kombëtare nuk ka asnjë gjykim për veprën penale gjatë 2025 ‘shkatërrimi me zjarr i pyjeve’”. Raporti e bën të qartë që krimi mjedisor nuk është ende në prioritetet kyçe të sistemit të drejtësisë në...