Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
12 orë rezistencë policisë në Pukë/ Zbulohet e shkuara e errët e Erzën Ukës, u dënua për thirrje terroriste dhe municion luftarak
Erzen Uka është një nga personat që i bëri 12 orë rezidencë policisë dy ditë më parë në fshatin Orosh të Pukës. I arrestuar gjatë aksionit të bujshëm të forcave RENEA në Fushë-Arrëz, Erzen Uka, është emër i njohur për policinë për shkak të së shkuarës që lidhet me ekstremizmin e dhunshëm. Në një vendim të siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha që daton në dhjetor të vitit 2020, Uka është akuzuar për veprën penale “nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 30 qershor të pesë viteve më parë, ka vendosur deklarimin fajtor të Erzen Ukës për...