Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Pse vazhdon ende teoria e komplotit për vazhdat kimike dhe pse Tucker Carlson po flet për të
Të gjithë i kemi parë ndonjëherë retë dhe kemi dalluar në to fytyra, kafshë apo forma të çuditshme. Truri i njeriut është i programuar për këtë lloj loje imagjinare. Por disa njerëz, ndoshta më shumë sesa mund të prisnim, shohin në qiell komplotet e qeverisë dhe vepra të këqija që mendohen të jenë shkruar atje. Teoricienët e komploteve thonë se vijat e gjata të tymit që lënë pas avionët, të quajtura "contrails", në fakt janë vazhda kimike, ose "chemtrails", re me substanca kimike ose biologjike që hidhen mbi njerëzit pa dijeninë e tyre, për qëllime të errëta. Atyre u atribuohen motive të ndryshme, nga kontrolli i motit deri te helmimi masiv. Teoria e "chemtrails" u përhap që në vitin 1996, kur teoricienët e komploteve keqinterpretuan...