Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Asnjë votë kundër në Këshillin e Përgjithshëm/ Albin Kurti zgjidhet kandidat i Vetëvendosjes për kryeministër
Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, ka zgjedhur Albin Kurtin si kandidat për kryeministër. Bëhet me dije se asnjë votë nuk kishte kundër dhe as abstenim në votim. Arbëria Nagavci konstatoi se Këshilli i Përgjithshëm vendosi që Kurti të jetë kandidat për kryeministër. Glauk Konjufca, i cili e shpalli nominimin e Kurtit për kryeministër, e ka cilësuar atë si kryeministër më të suksesshëm dhe të më votuarin nga populli në historinë e demokracisë parlamentare. Gjatë fjalës së tij, Konjufca ka akuzuar partitë opozitare se duan ta bllokojnë shtetin vetëm për të dobësuar Albin Kurtin. “Jemi mbledhur që sot ta nominojmë kryeministrin e ardhshëm nga radhët e Vetëvendosjes, unë do ta nominoj më të votuarin nga populli ynë në historinë e demokracisë parlamentare. Më meritorin në...