Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, Albin Kurti i nominuar për kryeministër nga Vetëvendosja
Lëvizja Vetëvendosje e ka nominuar sërish kryetarin e saj, Albin Kurtin për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit. Vendimi është marrë në mbledhjen e 61-të të Këshillit të Përgjithshëm të partisë ditën e sotme. Glauk Konjufca, i cili e shpalli nominimin e Kurtit për kryeministër, e ka cilësuar atë si kryeministër më të suksesshëm dhe të më votuarin nga populli në historinë e demokracisë parlamentare. “Jemi mbledhur që sot ta nominojmë kryeministrin e ardhshëm nga radhët e Vetëvendosjes, unë do ta nominoj më të votuarin nga populli ynë në historinë e demokracisë parlamentare. Më meritorin në udhëheqjen e Lëvizjes Vetëvendosje, liderin e transformimit social dhe demokratik të Kosovës, kryeministrin më të suksesshëm të republikës, Albin Kurti”, ka thënë Konjufca. Gjatë fjalës së tij, Konjufca ka akuzuar partitë opozitare se duan ta bllokojnë shtetin vetëm për të dobësuar Albin Kurtin. “Verdikti i popullit...