Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Vidhnin sende me vlerë deri në 200 mijë euro/ Çmontohet grupi i ‘skifterëve’ shqiptarë në Itali, pranga 4 prej tyre
Policia italiane ka çmontuar një grup “skifterësh” shqiptare, duke arrestuar 4 prej tyre në Padova, ndërsa autorët po ktheheshin nga një vjedhje që kishin kryer në zonën e Pordenones. Sipas mediave italiane, grupi i shqiptarëve akuzohet për vjedhje të mallrave e sendeve me vlerë dëmi rreth 200,000 euro. Mes materialeve të vjedhura edhe bizhuteri ari dhe ora luksoze të cilat i kishin fshehur në një apartament të marr me qira. Një nga ta që tentoi të arratisej është një 25-vjeçar, i cili jetonte në Itali që nga viti 2018 dhe nuk ka precedentë penalë të mëparshëm. Dy të arrestuarit e tjerë janë një 35-vjeçar, i cili ka jetuar në Itali që nga viti 2005 dhe është burgosur dy herë në vitin 2012, për vjedhje, ashtu edhe në vitin...