Liverpool i prish planet Barcelonës, të kuqtë futen në garë për yllin e mbrojtjes 80 milionë euro

Liverpool i prish planet Barcelonës, të kuqtë futen në garë për yllin e mbrojtjes 80 milionë euro

26 Nëntor 2025 19:56 Telesport Duke parë problemet e shfaqura në repartin e mbrojtjes, pasi dyshja Van Dijk-Konate nuk funksionon më, Arne Slot ka kërkuar një përforcim në këtë repart që në merkaton e janarit. Ndaj, për këtë arsye Liverpool po ndjek me shumë vëmendje situatën e Goncalo Inacio, qendërmbrojtësit të Spoting Lisbon. 24-vjeçari është gati të largohet nga Portugalia dhe të bëjë hapin e madh në karrierë. Për Inacio-n ka interes edhe nga Barcelona, por Liverpool është më i avantazhuar. Klubi i kuq është gati të paguajë klauzolën e vendosur nga Sporting Lisbon që është 80 milionë euro, ndërsa katalanasit shpresonin të gjeni gjuhën e përbashkët në verë për një shifër jo më shumë se 45-50 milionë euro.