Profil/ Kush është Joni Keta, hetuesi që u propozua për kreun e BKH-së

Profil/ Kush është Joni Keta, hetuesi që u propozua për kreun e BKH-së

Komisioni i posaçëm i ngritur nga SPAK ka propozuar zyrtarisht Joni Ketën për postin e drejtuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), një nga institucionet kyçe të sistemit të drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit në vend. Kush është hetuesi që SPAK i beson për drejtimin e BKH-së?!Komisioni i përbërë nga prokurorët e SPAK ka vlerësuar performancën profesionale, eksperiencën dhe integritetin e Ketës, duke i dhënë atij vlerësimin më të lartë mes kandidatëve të paraqitur në garë. Aktualisht, Joni Keta mban detyrën e zëvendësdrejtorit të BKH-së, si edhe ka shërbyer për disa muaj si drejtues i komanduar i institucionit. Përvoja e tij në hetime të specializuara dhe kontributi në strukturën e BKH-së janë ndër elementet që kanë ndikuar në propozimin e tij të sotëm. Dosja e...