Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Qarku Korçë / Si paraqitet situata pas përmbytjeve nga reshjet e shiut
Prefektura e Korçës ka dhënë përditësime lidhur me situatën në bashkitë e qarkut. Sipas informacioneve, reshjet e shiut në këtë qark vijojnë me intensitet të ulët deri mesatar. Bëhet me dije se në terren vijonb puna për sistemimin dhe normalizimin e akseve të dëmtuara. OSHEE gjithashtu ka njoftuar se në territorin e këtij qarku nuk raportohen problematika dhe se furnizimi me energji elektrike vijon normalisht. NJOFTIMI I PLOTË Raport mbi situatën në territor ora 18:30 Reshjet e shiut vijojnë me intervale, intensitet të ulët deri mesatar në territorin e qarkut. Bashkia Maliq Gjatë inspektimit në terren, në aksin Lozhan–Mesmal vijon pastrimi i masivit nga shtrati i rrugës, me synim mundësimin e kalueshmërisë për katër fshatrat: Velçan, Selcë, Mesmal dhe Niçë. Paralelisht, po kryhen punime për...