Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Plagosja e 15-vjeçarit/ Xhaferri: Alarmi i KLSH, në vesh të shurdhër
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale për plagosjen e një 15-vjeçari në Durrës. Xhaferri shkruan se kjo ngjarje vjen vetëm pak ditë pas publikimit të raportit të KLSH-së për sigurinë në shkolla, që tregonte se konfliktet nuk raportoheshin. Ai shton më tej se auditimi i KLSH-së, evidentonte se oficerët e sigurisë nuk zhvillojnë kontrolle fizike të nxënësve ose të mjediseve dhe se dhuna dhe bullizmi janë në nivele alarmante në institucionet publike. Postimi i plotë: Plagosja me thikë në zemër e gjimnazistit në Durrës e paralajmëruar, alarmi i KLSH për (pa)sigurinë në shkolla ra në vesh të shurdhër! Kur kanë kaluar vetëm disa ditë nga publikimi i raportit të KLSH-së për sigurinë në shkolla, i cili ekspozonte...