Burimi:
Sarandanews.com
Foto © Sarandanews.com
Ardit Bido i kërkon Athinës listën e shqiptarëve të padëshiruar
Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, ka reaguar pas ndalimit në kufi të gazetarit Artan Hoxha nga autoritetet greke, duke kërkuar zyrtarisht nga Greqia publikimin e listës së shqiptarëve të cilëve u është ndaluar hyrja në territorin grek, si dhe arsyet ligjore që qëndrojnë pas këtyre vendimeve. Bido ka njoftuar se i është drejtuar me një letër zyrtare Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë dhe Ambasadës Greke në Tiranë, ku kërkon transparencë për një çështje që, sipas tij, ka krijuar prej vitesh pasiguri për shumë qytetarë shqiptarë. Sipas deputetit socialist, shpallja “non grata” e gazetarit Hoxha dhe raste të tjera të ngjashme ngrenë pikëpyetje të forta mbi procedurat e ndjekura nga autoritetet greke. Ai thekson se është koha që Athina të sqarojë publikisht kriteret,...