Merret vendimi, ja sa shpërblim do të marrin pensionistët këtë fundvit

Merret vendimi, ja sa shpërblim do të marrin pensionistët këtë fundvit

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e ditës së sotme miratoi bonusin e pensionistëve dhe përfituesit e kategorive të veçanta për festat e fundvitit. Këtë fundvit, 15,000 lekë do të jepen për pensionistët me pension deri në 20,000 lekë dhe disa kategori të tjera përfituesish dhe 10,000 lekë për pensionistët me pension mbi 20,000 lekë dhe përfitues të trajtimeve të veçanta. “1. Shpërblimin, në masën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë, të personave, sipas kategorive të mëposhtme: a) Personat që përfitojnë pension pleqërie deri në masën e pensionit 20 000 (njëzet mijë) lekë, përfshirë edhe këtë masë, sipas ligjeve nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, dhe nr.4976, datë 29.6.1972, “Për...