Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Lëvizje në qeveri, emërime të reja në disa ministri
Në mbledhjen e sotme të qeverisë, u miratuan edhe disa emërime dhe lirime nga detyra për funksionarë të disa institucioneve. Konkretisht, Oltjon Muzaka u emërua zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Entela Ramosaçaj, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë. Ina Majko, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Denada Seferi, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Enkelejd Musabelliu, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit. Olta Manjani, zëvendësministër i Ekonomisë,Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit. Blerta Rama, zëvendësministër i Ekonomisë,...