Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
131 miliardë lekë të rindërtimit pas tërmetit 2019 mbaruan, por mijëra banorë ende presin çelësat e shtëpisë
Sot, 6 vite nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019, procesi i rindërtimit është afër mbylljes financiare, por jo i përfunduar në terren. Qeveria ka shpenzuar 131 miliardë lekë dhe raporton se 90% e projekteve janë ndërtuar. Megjithatë, zvarritjet dhe mungesa e transparencës vijojnë të mbajnë pezull ende mijëra familje që janë pa çati mbi kokë. Esmeralda Topi nga Faktoje Financimi për rindërtimin, i cili nisi me hov të madh pas tërmetit tragjik të 2019-s, po i afrohet mbylljes. Pas gjashtë vitesh, me një faturë mbi 131 miliardë lekë shpenzimesh, qeveria do të ndalë financimin në fund të 2026. Buxheti i shtetit nuk planifikon më asnjë lek për rindërtimin pas vitit të ardhshëm. Pas një sërë afatesh të humbura dhe zvarritjesh të pafundme, qeveria planifikon se fundi i...