“Ora e Tokios s’punon më”, Gjokutaj shpërthen ndaj Ramës: Kryeministrit po i shteron koha për t’i shpëtuar hetimeve

“Ora e Tokios s’punon më”, Gjokutaj shpërthen ndaj Ramës: Kryeministrit po i shteron koha për t’i shpëtuar hetimeve

Teksa kryeministri Edi Rama vendosi të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese masat e sigurisë të caktuara nga SPAK për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, për avokatin Genci Gjokutaj, një lëvizje e tillë është sa politike, aq edhe juridike, që në thelb synon të mbrojë vetë kreun e qeverisë. I ftuar në një emision televiziv, Gjokutaj tha se padia në Kushtetuese nuk është një mbrojtje për Ballukun, por një avokati që kryeministri po i bën vetes, pasi rrezikohet edhe vetë nga hetimet e drejtësisë. “Zjarri ka arritur tashmë në paradhomën e tij,” shprehet Gjokutaj, duke sugjeruar se Rama po përpiqet të blejë kohë dhe të largojë vëmendjen nga përgjegjësitë e tij. Sipas juristit, çështjet për të cilat hetohet Balluku nuk janë të stisura, por kanë “ulëritur me vite të...