Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Llogara-Palasë/ ‘Përdoreni këtë rrugë aq panoramike’, Meta: Tuneli i pasigurt i Ballukut u bë me korrupsion skizofrenik
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ish-presidenti Ilir Meta ka kujtuar ndërtimin e rrugës Llogara-Palasë me forcat e xhenjos përpara 25 vitesh, gjatë kohës që ishte kryeministër. Meta thekson se kjo rrugë e ndërtuar në kohë rekord, dha nzhvillim ekonomik e turistik bregdetit të jugut. Sakaq, fton të gjithë qytetarët ta përdorin këtë aks panoramik dhe të evitojnë deri në kolaudim Tunelin e Llogarasë, ndërtuar me çmime skizofrenike korrupsioni. Postimi i Metës: Në 25-vjetorin e nisjes së punimeve për ndërtimin e rrugës Llogara-Palasë (4 nëntor 2000 – 26 prill 2001), kujtoj me mirënjohje dhe përshëndes të gjithë ekipin e batalionit të xhenjos të Forcave të Armatosura, që me kontributin historik dhe sakrificat e tyre realizuan një investim të paharrueshëm duke u hapur për...