Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Pas 5 golave ndaj Bylisit, Egnatia synon kryesimin
Egnatia shpreson që pas fitores së arritur ndaj Bylisit, në shifrat e thella duke shënuar plot pesë gola, një rezultat që nuk ishte regjistruar kurrë më parë në historinë e saj në Superiore, të vijojë me ecurinë pozitive edhe në ndeshjet e radhës. Triumfi i fundit ka sjellë një frymë optimizmi te skuadra, jo vetëm për vlerën e tri pikëve, por edhe për mënyrën se si u arrit. Loja e rrjedhshme, efikasiteti para portës dhe dominimi në të dy fazat krijuan bindjen se kampionët mund të rikthehen gradualisht tek forma e lartë që i karakterizoi sezonin e kaluar. Këtë fundjavë, rrogozhinasit do të jenë mysafirë të Tiranës, një kundërshtari me shumë emër, por që nuk i ka pasur mirë punët kohët e fundit. Bardheblutë vazhdojnë...