Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Shorti i Kupës së Kosovës, caktohen çiftet e 16-s së finales
Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, sot është hedhur shorti për 1/16 e finales së Kupës së Kosovës në futboll. Tërheqja e shortit u zhvillua në praninë e Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve pjesëmarrëse. Kryetari i Komisionit të Garave, Abdyl Bellopoja, në emër të presidentit të FFK-së, Agim Ademi, u uroi klubeve sukses në këtë fazë të garave, duke theksuar rëndësinë e ‘fair-play’-it. Ai shprehu besimin se kjo fazë e kupës do të sjellë ndeshje cilësore. Ndeshjet e kësaj faze zhvillohen më 3, 4 e 5 dhjetor. Pas hedhjes së shortit, u caktuan këto çifte: Dukagjini –Ramiz Sadiku 2 Korriku –Dinamo Ballkani –Rilindja 1987 Flamurtari –Vushtrria Drenica –Prizreni KEK-u –Vëllaznimi Prishtina e Re –Lepenci Kika –Trepça ‘89 Liria –Suhareka Istogu 03...