Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Ankimimi në Kushtetuese/ Gjokutaj: Rama po mbron vetveten përmes Ballukut
Avokati Genci Gjokutaj ka komentuar sot vendimin e kryeministrit Edi Rama për të ankimuar në Gjykatën Kushtetuese masat e sigurisë të vendosura nga SPAK për zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Sipas tij, kjo lëvizje nuk është thjesht mbrojtje për Ballukun, por një përpjekje e Ramës për të mbrojtur vetveten. Në emisionin Task Force në Syri TV, Gjokutaj tha se çështjet ndaj Ballukut janë reale dhe kanë ndodhur me vite të tëra. Ai theksoi se duke çuar rastin në Kushtetuese, Rama përdor këtë institucion si “poligon politik” për të zgjidhur çështjet e tij personale dhe politike. Gjokutaj: Shikoni, së pari, çështja është edhe politike, fortësisht politike, është edhe juridike. Dhe vetëm në këtë status, e kupton, duke dashur të lançojë një zgjidhje juridike, nuk ka dalë dot nga ai...