Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Tur kombëtar në gjithë vendin! Jo më bojkot!” Besart Xhaferri: Kandidati për kreun e ri të PD, të ketë muskuj politik
Pas protestave që PD ka zhvilluar para Kryeministrisë në Tiranë, për kreun e FRPD Besart Xhaferri, këto protesta do të zhvendosen edhe në qytete të tjera në vend. Në një lidhje skype për emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv, duke iu referuar protestës së fundit para Kryeministrisë ku kishte një pjesëmarrje të ulët, Xhaferri tha se fokusi duhet që të jetë tek kauza dhe jo tek numrat. ‘Protesta apo foltorja është për njerëzit që kanë mundësi që të dalin dhe s’kanë frikë që të dalin në shesh sepse kjo është një shoqëri e frikësuar dhe nuk janë numrat, ajo ku ne duhet që të fokusohemi por janë kauzat. Ajo është një protestë legjitime që duhet të vazhdojë dhe do të fuqizohet nga java në javë. Ajo foltore çdo...