Gramos Sako merr zyrtarisht detyrën si Kryetar i Bashkisë Tepelenë

Gramos Sako merr zyrtarisht detyrën si Kryetar i Bashkisë Tepelenë

Në një ceremoni solemne të zhvilluar në ambientet e Këshillit Bashkiak, Gramos Sako mori zyrtarisht detyrën si Kryetar i Bashkisë Tepelenë, pas betimit të dhënë para anëtarëve të Këshillit Bashkiak. Në këtë aktivitet morën pjesë edhe drejtuesja politike e Qarkut Gjirokastër, Mirela Kumbaro, si dhe deputeti i zonës, Tërmet Peçi, të cilët përshëndetën këtë moment të rëndësishëm për drejtimin e ri të bashkisë. Në fjalën e tij gjatë ceremonisë, kryebashkiaku Sako shprehu mirënjohjen për besimin e dhënë nga qytetarët dhe theksoi se ky mandat për të është një përgjegjësi e lartë dhe një angazhim i palëkundur në shërbim të çdo banori të Tepelenës. “Ky betim nuk është thjesht një akt formal, por zotimi im i sinqertë për të qenë kryebashkiaku i të gjithëve, i çdo...