Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Muaji tetor/ Kredia për ekonominë “shpejton hapin”
Kredia për ekonominë theksoi më tej tendencën në rritje gjatë muajit tetor. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, kredia e re kishte vlerën e 35.1 miliardë lekëve, në rritje me 30.6% krahasuar me tetorin e vitit të kaluar. Gjithsej, për 10-mujorin e vitit 2025 sektori bankar ka dhënë gjithsej pothuajse 342 miliardë lekë kredi për ekonominë, në rritje me 11.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Segmenti i biznesit po shfaq një rimëkëmbje të huamarrjes në gjysmën e dytë të vitit. Për muajin tetor, kredia e re për biznesin arriti vlerën e 20 miliardë lekëve, gjithashtu më e larta për këtë vit dhe 24.3% më shumë krahasuar me tetorin e vitit të kaluar. Për 10-mujorin 2025, sektori bankar ka disbursuar gjithsej...