“Mos veproni”, Shehaj publikon provat: Ja si i shpëtoi Bankers pagesën 120 milionë euro me firmë të Ballukut

“Mos veproni”, Shehaj publikon provat: Ja si i shpëtoi Bankers pagesën 120 milionë euro me firmë të Ballukut

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj denoncoi sot me dokumenta se qeveria shqiptare, nëpërmjet Belinda Ballukut, i ka falur kompanisë “Bankers Petroleum” 120 milionë euro. Shehaj publikoi një shkresë e vitit 2019 që tregon se si Balluku i shkruante ministrisë së Financave dhe drejtorisë së Doganave ku i kërkonte pezullim të vjeljes së një gjobe 120 milionë euro ndaj ‘Bankers Petroleum’. “Kjo është shkresa e 2019-ës ku Belinda Balluku i drejtohet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe iu kërkon pezullim të veprimeve në lidhje me vjeljen e një shume prej 120 mln euro. Kjo gjobë dhe ky detyrim ka lindur në 2016, pasi Bankers ka marrë një gjobë nga Doganat për evazion fiskal, në lidhje me mospagesën e aksizës...