Zbulohet arsyeja pse Wirtz refuzoi Bayern për Liverpool

Zbulohet arsyeja pse Wirtz refuzoi Bayern për Liverpool

26 Nëntor 2025 16:57 Telesport Nuk ishte çështje parash. Florian Wirtz në verë refuzoi Bayern për t’u transferuar te Liverpool për një arsye të thjeshtë: donte të ishte protagonist absolut. Babai dhe këshilltari i tij, Hans-Joachim Wirtz, ka dhënë disa shpjegime për mediat gjermane. “Im bir bisedoi me të dyja palët, Liverpool dhe Bayern. Ndryshimi është pjesa teknike e futbollit dhe jo paratë. Diferenca në pagat e ofruara ishte shumë e vogël”, ka deklaruar ai. “Arne Slot i bëri një prezantim bindës dhe i tregoi rolin që donte t’i jepte”, ka shtuar ai. Arsene Wenger pati deklaruar se Wirtz ka kërkuar numrin 10, duke refuzuar që të luante në krah. Bayern nuk ia ofronte dot këtë, sepse qendra e rëndesës te Bayern është Jamal Musiala. Kjo...