Raporti i BERZH: Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë nga emigracioni që nga 1990

Raporti i BERZH: Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë nga emigracioni që nga 1990

Shqipëria dhe Kosova janë dy vendet që kanë përjetuar emigracionin më të lartë të popullsisë në vendet post-komuniste që nga viti 1990. Raporti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim tregon se Shqipëria ka humbur rreth 40 për qind të popullsisë së vitit 1990 deri në vitin 2023, vetëm përmes emigracionit neto, niveli më i dytë më i lartë në Europë. Nga ana tjetër, shtesa natyrore ka qenë pozitive për pjesën më të madhe të periudhës dhe ka kompensuar rreth 27 për qind të popullsisë së vitit 1990, çka e zbut pjesërisht goditjen, por jo aq sa të neutralizojë flukset e largimit. Edhe Kosova ka humbur 50% të popullsisë së vitit 1990 për të njëjtën periudhë, niveli më i lartë në Europë, ndonëse ka pasur...