Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Vdekja e këngëtarit/ Kurti mesazh familjes: Ikje e papritur dhe e parakohshme…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka dërguar një mesazh ngushëllues familjes së Shpat Kasapit, këngëtarit që humbi jetën sot pas një arresti kardiak në moshën 40-vjeçare. Kurti thekson se ikja e Shpat Kasapit, ishte e parakohshme dhe dhemb shumë. Më tej shton se muzika që ai krijoi bashkoi të gjithë shqiptarët dhe se kontributi i tij do mbetet i pashlyeshëm. Telegrami i plotë E nderuar familja Kasapi “Me zemër të rënduar pranova lajmin për ndarjen nga jeta të Shpatit. Një ikje e tillë, e papritur dhe e parakohshme, dhemb shumë dhe vjen si e padrejtë. Tingëllon edhe e pavërtetë, aq i ri ishte dhe gjithë atë energji e mbante dhe e rrezatonte. Humbja e tij na ka prekur të gjithëve, pa marrë parasysh profesionet...