Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, dyshohet për disa të plagosur (Detaje)
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Levan-Tepelenë. Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Nga përplasja dyshohet se ka disa persona të lënduar, ndërkohë që nuk dihet ende shkaku i aksidentit. Në vendngjarje kanë shkuar ambulancat si dhe policia për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.