Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Një qendër e fuqishme ciklonare do të sjellë…”/ Zbuloni ‘surprizat’ e motit për ditën nesërme
Një qendër e fuqishme ciklonare në Lindje të Europës, do të sjellë reshje dëbore në Europën Lindore dhe në Alpe. Europa Juglindore pritet me reshje intensive shiu e dëbore, më problematike paraqitet situata përgjatë brigjeve të Egjeut dhe Detit të Zi. Ndërkohë, gadishulli Iberik, ishujt Britanikë dhe gadishulli Skandinav do të mbeten nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme. Sipas MeteoAlb, orët e paradites do të dominohen nga reshje shiu, më të dukshme në Veri-Perëndim dhe pjesërisht në Qendër të vendit, ndërsa zonat malore paraqiten me reshje dëbore. Në orët e vona parashikohet ulje e intensitetit të reshjeve. Temperaturat luhaten nga 5°C deri në 19°C. Era do të fryjë mesatare, deri në 40 km/h nga Verilindja, duke krijuar dallgëzim mbi 3 ballë. Rajoni i Ballkanit...