Burimi:
Standard.al
Foto © Standard.al
Vrasja e Fatbardh Licit/ Bajrat në gjyq si “grup i strukturuar kriminal”
Vrasja e Fatbardh Licit/ Bajrat në gjyq si “grup i strukturuar kriminal” SPAK ka përfunduar hetimet për vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje e ndodhur në Shkodër në gusht të vitit 2018, dhe ka dërguar për gjykim katër të pandehur që akuzohen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Në qendër të akuzës qëndron Behar Brajoviq, i cili sipas Prokurorisë ka organizuar ekzekutimin së bashku me Safet Rustemin dhe Astmer Bilalin, ndërsa Eria Ago akuzohet për përkrahje të autorëve pas krimit. Prokuroria e Posaçme thotë se vrasja lidhet me konfliktet e vjetra mes dy familjeve të fuqishme të zonës dhe me përshkallëzimin e ngjarjeve kriminale që tronditën Shkodrën atë vit, më konkretisht me vrasjen e Boran Bërçanës dhe Silvi Ndocit, ekzekutimin e të cilëve, sipas...