Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Trump optimist për planin e paqes, javën tjetër i dërguari i presidentit amerikan do të takohet me Putin
Presidenti amerikan Donald Trump ka folur në lidhje me planin e hartuar nga SHBA-ja për përfundimin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës. “E gjitha kjo ishte një hartë udhëzuese. Nuk ishte një plan. Ishte një ide. Ata morën secilën nga 28 pikat dhe pastaj dolën me 22 pika… Ne zgjidhëm shumë prej tyre, dhe në një mënyrë shumë të favorshme. Do të shohim se çfarë do ndodhë”, tha Trump. Trump konfirmoi se i dërguari i tij, Steve Witkoff, do të udhëtojë për në Moskë javën e ardhshme për t’u takuar me Vladimir Putin. “Ata po flasin me Rusinë tani. Steve Witkoff po shkon, ndoshta me Jared Kushner. Nuk jam i sigurt nëse Jared do të shkojë., por ai është I përfshirë në proces. Është djalë...