Lefter Koka kërkoi lirinë, Gjykata e Posaçme e Apelit merr vendimin për ish-ministrin

Lefter Koka kërkoi lirinë, Gjykata e Posaçme e Apelit merr vendimin për ish-ministrin

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, për lirim nga qelia. Ish ministri kishte apeluar vendimin e gjyqtarit Erjon Bani.  Ai kishte kërkuar shuarje të masës së sigurisë arrest në burg me pretendimin se ka kaluar afati 3-vjeçar i paraburgimit për inceneratorin e Fierit. “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Miliana Muça, sot më 26.11.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 270 akti, datë 17.11.2025 regjistrimi, mbi ankimin e të pandehurit L.K., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 656 akti, datë 24.10.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Për konstatimin e humbjes së fuqisë së...