Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Panik te pasagjerët, avioni u përpoq 2 orë të ulej në Shkup, përfundoi në Prishtinë
Një avion Wizz Air që ishte nisur nga Venecia për në Shkup ka përfunduar në Prishtinë. Sipas asaj që shkruan Corriere della Sera, Airbus A321neo i kompanisë hungareze me kosto të ulët u përpoq të ulej në aeroportin e Maqedonisë së Veriut për gati dy orë, por pa sukses. Kështu, pasi i kishte ardhur rrotull aeroportit të Shkupit për 17 herë, ai u drejtua Prishtinës në Kosovë, ku u ul pa probleme të mëtejshme. Linja ajrore ia atribuon problemin motit të keq, edhe pse avionë të tjerë u ngritën dhe u ulën në të njëjtën kohë, me dukshmëri të klasifikuar si maksimale. Aeroplani me 239 vende kaloi disa herë mbi aeroportin maqedonas në një lartësi shumë të ulët. Avioni u nis nga Venecia në orën...