Familja e Bruce Willis do të dhurojë trurin e aktorit për kërkime shkencore, pas ndarjes së tij nga jeta

Familja e Bruce Willis do të dhurojë trurin e aktorit për kërkime shkencore, pas ndarjes së tij nga jeta

Emma Heming-Willis ka treguar se si familja po përgatitet për sfidat e rënda që sjell sëmundja e Bruce Willis. Aktori i njohur, 70 vjeç, u diagnostikua tre vite më parë me demencë frontotemporale, një çrregullim që prek kujtesën, komunikimin dhe aftësitë njohëse. Aktualisht ai ndodhet në një qendër të specializuar, ku merr kujdes të vazhdueshëm mjekësor, 24 orë në ditë. Emma shpjegoi se ka planifikuar me kujdes çdo hap, në mënyrë që familja të përballojë më lehtë momentet më të vështira. Ajo tha se kjo qasje u mundëson të fokusohen tek mbështetja emocionale e njëri-tjetrit, pa u humbur në detaje praktike kur situata bëhet e rëndë. Njëkohësisht, ajo po i udhëzon vajzat e tyre, Mabel 13 vjeçe dhe Evelyn 11 vjeçe, që të kuptojnë dhe...