Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Muaji i së vërtetës, Milan kërkon të mbyll vitin si protagonist në Itali
Dhjetori mund të jetë muaji që vendos fatin e Milanit të Massimiliano Allegrit. Kalendari deri në fund të vitit parashikon sfida vërtet tepër interesante për kuqezinjtë, që mund të tregojnë shumë mbi potencialin e “Djallit”, lidhur me objektivat e këtij sezoni. Gjatë këtij sezoni, Milani ka shkëlqyer ndaj ekipeve të mëdha: fitore me Romën, Napolin, Interin e Bolognan dhe një barazim me Juventusin. Vetëm një gol i pësuar në këto pesë sfida – dhe ai me penallti. Një mbrojtje solide dhe një skuadër që di të vuajë dhe të godasë në momentin e duhur. Tani vjen dyshja e sfidave me Lazion: fillimisht në kampionat dhe vetëm pesë ditë më vonë në Kupën e Italisë, një objektiv madhor për kuqezinjtë, sidomos duke qenë pa angazhime europiane....