“Moti dhe korrupsioni po shkatërrojnë Shqipërinë”, Berisha denoncon dëmet pas reshjeve të shiut

“Moti dhe korrupsioni po shkatërrojnë Shqipërinë”, Berisha denoncon dëmet pas reshjeve të shiut

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë këtë të mërkurë, më 26 nëntor, në një konferencë për mediat për të folur mbi dëmet e shkaktuara nga moti i keq në të gjithë vendin. “Moti dhe korrupsioni në sinergji, në bashkëveprim, kanë pasur këtë javë efekte shkatërrimtare mbi pronat e qindra dhe mijëra qytetarëve shqiptarë në të katër anët e vendit.”, tha Berisha. Ai theksoi se dëmet janë kolosale jo vetëm në infrastrukturën publike: ”Dëmet janë kolosale jo vetëm në infrastrukturën, të cilat mediat i kanë paraqitur gjerësisht, por janë mijëra kokë bagëti, janë qindra hektarë sera, janë infrastrukturë e vogël e fshatrave, të rrënuara si asnjëherë në mote më parë.” Berisha u ndal gjithashtu tek rrugët e reja, të cilat, pavarësisht se janë të sapoinauguruara,...