Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Procedohet penalisht 44-vjeçari në Kakavijë/ Tentoi t’i kalonte në kufi pa i deklaruar, sekuestrohen 42 mijë euro
Një 44-vjeçar është proceduar penalisht pasi tentoi të të nxirrte nga Shqipëria, 42 000 euro, pa i deklaruar në kufi. Bëhet fjalë për Luan Kaçakui. Ai akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove që kishte me vete. Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.