Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Me armë me vete në makinë, pranga 40-vjeçarit në Shkodër, nis hetimi për të miturin
Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Blic” në kuadër të të cilit ka vënë në pranga një 40-vjeçar, ndërsa ka nisur hetimet për një të mitur. Gjatë operacionit, në lagjen “Liria”, blutë ndaluan automjetin me të cilin qarkullonin 40-vjeçari dhe një 16-vjeçar. Gjatë kontrollit fizik, të miturit iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Njoftimi i policisë: Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, duke evidentuar dhe goditur veprimtaritë kriminale, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë informative, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Blic”. Gjatë operacionit, në lagjen “Liria”, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan automjetin me të cilin...