Burimi:
Standard.al
Foto © Standard.al
Salianji: Regjimet nuk bien pa lëvizje të brendshme, opozita duhet të ringrihet
Salianji: Regjimet nuk bien pa lëvizje të brendshme, opozita duhet të ringrihet Ish-deputeti Ervin Salianji ishte i ftuar në emisionin ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, ku analizoi situatën aktuale në Partinë Demokratike dhe sfidat me të cilat përballet opozita në përballjen me qeverinë Rama. Ai foli për presionin që, sipas tij, qeveria ushtron ndaj mediave, biznesit dhe qytetarëve që shprehin mendim ndryshe, duke e cilësuar qeverisjen si ‘regjim me karakteristika autokratike’. Salianji theksoi se sakrifica e çdo individi që i bashkohet opozitës sot është ‘monumentale’, duke qenë se PD gjendet në mandatin e katërt në opozitë dhe përballë një pushteti që, sipas tij, e çon represionin në maksimum. Ai kujtoi edhe rastet ku qeveria ka goditur mediat apo gazetarët kritikë, duke përmendur...