Emri/ Pistoletë, municion luftarak dhe drogë në Shkodër, arrestohet 40-vjeçari dhe procedohet i mituri

Emri/ Pistoletë, municion luftarak dhe drogë në Shkodër, arrestohet 40-vjeçari dhe procedohet i mituri

Policia e Shkodrës ka zhvilluar kontrolle intensive për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, në kuadër të operacionit të koduar “Blic”. Gjatë veprimeve u goditën dy raste: 40-vjeçari, Melaim Kapidanja, për armëmbajtje pa leje dhe një 16-vjeçar për posedim të lëndës narkotike. Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Narkotikëve:-arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., 40 vjeç, banues në fshatin Barbullush, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 16-vjeçarin, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Top Channel