Policia e Shkodrës arreston 40 vjeçarin nga Barbullushi, iu gjet një pistoletë, procedohet edhe 16- vjeçari

Policia e Shkodrës arreston 40 vjeçarin nga Barbullushi, iu gjet një pistoletë, procedohet edhe 16- vjeçari

Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, duke evidentuar dhe goditur veprimtaritë kriminale, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë informative, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Blic”. Gjatë operacionit, në lagjen “Liria”, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan automjetin me të cilin qarkullonin shtetasi M. K. dhe një 16-vjeçar. Gjatë kontrollit fizik, 16-vjeçarit iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. K. u gjet 1 armë zjarri pist oletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e...