Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Petrit Ruka: Në të bëfsha një libër dashurie
Petrit Ruka Nëse ty do të të bëja një libër dashurie,sytë do të t’i vijambi kopertinën e gjerë,bojës do t’i jepja aromën e frymësparfumet e tërë botëstë ndjeheshin të mjerë. Në faqen e parë do të shkruaja si fëmijë:“…Të dua shumë,që ti më do mua!” Pastaj nëpër faqet e tjera… Kjo dihet,dashuri dhe shto dashuripër një grua… Nga mesi i atij librica faqe të tëra bosh,shkruar me bojë të padukshmefjalë nga ato që lexuesi i merr vetë me mend. Për dreq nuk botohense quhen të “turpshme.” Ato fletë të bardha, të bardha sa atodhe dehja e rënkimiqë rrjedh mes për mes,dy kryqet prej mishiqë mbushen me gjemba,e asnjeri nuk vdes. Tirazhi? Kjo dihet, do jetë vetëm një kopjedhe letra, ah letra e rubintë dhe mat.*...