Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
“Fest 64” mbahet më 17 deri 20 dhjetor/ Marrin pjesë 28 këngëtarë, fituesi shkon në Eurovizion
Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, Fest 64 do të mbahet në datat 17, 18 , 19 dhe 20 dhjetor. Teksa numërimi mbrapsht ka nisur gjithçka është gati për të sjellë tek publiku festën e madhe të muzikës së lehtë shqiptare. Për 4 net me radhë 28 artistët pjesëmarrës do të ngjiten në skenën prestigjioze në Pallatin e Kongreseve ku do të performojnë këngët e tyre përpara publikut e jurisë, si edhe do të garojnë për çmimet e këtij viti. Prej ditësh kanë nisur tashmë dhe provat, ku artistët pjesëmarrës dhe Orkestra Simfonike e RTSH-së, së bashku me këngëtaret po punojnë për të gjitha detajet, përgatitjet dhe emocionet që pritet t’i dhurojnë publikut përgjatë 4 netëve live të Festivalit. Provat po zhvillohen në Sallën e...