Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Edi Rama: Java e Kulturës Shqipëri-Kosovë e ktheu qytetin në laborator krijimtarie
Java Kombëtare e Kulturës Shqipëri–Kosovë nisi nga Tropoja me “Next Generation”, duke e kthyer qytetin në një laborator krijimtarie, dialogu dhe diplomacie kulturore me mbi 200 të rinj pjesëmarrës. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndau një fotoalbum nga nisja e Javës Kombëtare të Kulturës Shqipëri–Kosovë në rrjetet e tij sociale. “Java Kombëtare e Kulturës Shqipëri–Kosovë nisi nga Tropoja me “Next Generation”, duke e kthyer qytetin në një laborator krijimtarie, dialogu dhe diplomacie kulturore me mbi 200 të rinj pjesëmarrësForume, panele, ekspozita dhe performanca bashkuan artistë, profesionistë dhe organizata nga të dy vendet, duke ndërtuar ura bashkëpunimi në kinematografi, trashëgimi kulturore, artet bashkëkohore, muzikë dhe gastronomi kreative”- shkruan Rama. Edicioni i parë i Next Generation u mbajt në datat 21 dhe 22 nëntor dhe është një...