Rrëshqitje dherash në disa fshatra të Vlorës, banorët kërkojnë ndërhyrje: Po neglizhohet situata

Rrëshqitje dherash në disa fshatra të Vlorës, banorët kërkojnë ndërhyrje: Po neglizhohet situata

Reshjet e dendura të së mërkurës shkaktuan rrëshqitje dherash pranë fshatit Vllahinë, duke bllokuar për rreth 45 minuta aksin që lidh Peshkëpinë me Vllahinën dhe Pocemin. Dhjetëra mjete mbetën të bllokuara, ndërsa rruga, e riasfaltuar vetëm pak kohë më parë dhe e lidhur me rrugën e re të Poçemit, u mbulua nga dheu. Probleme të ngjashme janë shënuar edhe në fshatin Romës të Bashkisë Selenicë, ku rruga është përmbytur sërish nga uji dhe balta, duke u bërë e pakalueshme. Banorët shprehen të revoltuar, duke akuzuar autoritetet lokale për mungesë masash dhe neglizhencë.