Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
I mituri u plagos me thikë, Spitali i Durrësit: Zemra kishte dy çarje nga 2 cm, i mituri po trajtohet në Reanimacion
Një 15-vjeçar u plagos rëndë me thikë pranë zemrës gjatë një sherri mes disa gjimnazistëve të tjerë në Durrës. Spitali Rajonal i Durrësit njofton se ndaj të miturit është realizuar një ndërhyrje e vështirë, por fatmirësisht 15-vjeçari aktualisht po trajtohet në Reanimacion në gjendje të stabilizuar. “Një 15-vjeçar mbërriti në urgjencë në gjendje tejet kritike, me plagë të shumta penetruese dhe organe të dëmtuara nga mjeti prerës. Zemra kishte dy çarje nga 2 cm me tamponadë kardiake, ndërsa në regjionin e corpus ventrikuli u konstatua një çarje 3 cm në stomak. Gjendje kufi. U fut menjëherë në sallë dhe ekipi kirurgjikal realizoi një ndërhyrje të vështirë, ku u menaxhuan dëmtimet jetike dhe u rikthye stabiliteti hemodinamik. Reagim i shpejtë, i pastër, pa humbur asnjë minutë....